Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon në finalen e madhe të Champions League!

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon në finalen e madhe të Champions League!

Arsenali siguron pjesëmarrjen në finalen e Champions League pas një pritjeje 20-vjeçare për herë të parë që nga viti 2006. Skuadra e Artetës triumfoi 1-0 ndaj Atletikos së Madridit, rezultat i cili pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Wanda Metropolitano”, u dha “Topçinjve” kualifikimin. Epërsia u vendos në minutën e 44-t. Pas një sulmi, Jan Oblak priti goditjen e Trossard, por Bukayo Saka shfrytëzoi topin e kthyer për ta dërguar në portë.Më herët, në minutën e 35-të, pati një moment polemikash kur Leandro Trossard dhe Antoine Griezmann u përfshinë në një kontakt brenda zonës. Ndonëse londinezët kërkuan penallti, arbitri nuk e ndërpreu lojën.Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve. Pas pushimit, në minutën e 51-të, Giovanni Simeone humbi një mundësi...