Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico
Arsenali siguroi kualifikimin për në finalen e Champions League. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 ndaj Atletico Madrid, pas golit të Bukayo Saka, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Ky sukses vjen saktësisht 20 vite pas finales së tyre të parë në këtë kompeticion. Edhe pse miqtë patën raste të mira me Julián Alvarez dhe Giuliano Simeone në fillim të lojës, mbrojtja e Arsenalit, mbeti e pathyer. Goli i fitores erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, kur Saka përfitoi nga një top i kthyer pas pritjes së Jan Oblak ndaj goditjes së Leandro Trossard. Pavarësisht përpjekjeve të fundit të spanjollëve dhe rasteve nga Antoine Griezmann e Alexander Sorloth, “Topçinjtë” ruajtën qetësinë dhe në fund ia dolën të festojnë. Skuadra e Mikel Artetas, e...
Burimi:
javanews.al