Arrihet marrëveshja mes Ramos dhe Sevilla, 450 milionë euro për blerjen e klubit
12 Maj 2026 13:49 Alfred Lleshi E ardhmja e Sevilla mund të ndryshojë rrënjësisht. Sipas “AS”, Sergio Ramos dhe grupi investitor “Five Eleven Capital” kanë arritur marrëveshje me aksionarët kryesorë për blerjen e klubit andaluzian. Negociatat u përshpejtuan pas një takimi të gjatë në Sevilla, ku Ramos ishte i shoqëruar nga vëllai i tij René Ramos dhe ekipi ligjor. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të familjeve Castro dhe Carrión, që kontrollojnë një pjesë të madhe të aksioneve. Palët kanë rënë dakord për vlerën e klubit, afatet dhe garancitë e pagesës. Operacioni pritet të arrijë rreth 450 milionë euro, duke përfshirë blerjen e aksioneve dhe borxhin e akumuluar të Sevilla. Marrëveshja parashikon edhe një rritje kapitali nga 80 deri në 100 milionë euro, për të...
Burimi:
telesport.al