Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen e madhe ndaj Spanjës

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen e madhe ndaj Spanjës

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi përmbysën gjithçka në minutat e fundit dhe tani do të duelojnë me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Argjentina ishte më kërkuese. Enzo Fernandez provoi nga distanca, ndërsa Anglia u kundërpërgjigj me disa tentativa, por portat mbetën të paprekura. Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Anglia që goditi e para. Në minutën e 55-të, Morgan Rogers harkoi në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pas golit të pësuar, Argjentina shtoi presionin dhe krijoi disa raste të pastra. Alexis Mac Allister goditi fillimisht shtyllën me kokë...