Argjentina fiton një tjetër ndeshje Botërori në kohën shtesë, eleminon Zvicrën mes emocioneve dhe golave

Argjentina fiton një tjetër ndeshje Botërori në kohën shtesë, eleminon Zvicrën mes emocioneve dhe golave

Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një përballje dramatike që u vendos vetëm në minutat e fundit. Kampionët në fuqi hasën në rezistencë të madhe nga helvetët, por cilësia individuale bëri diferencën në momentet vendimtare. Skuadra e Lionel Scalonit kaloi në avantazh që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lionel Messi. Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 67-të me Dan Ndoye, duke rikthyer ekuilibrin dhe duke e çuar sfidën drejt një fundi emocionues. Në vazhdim, Zvicra mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Breel Embolos me kartonin e dytë...