Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Argjentina ka qenë një nga kombëtaret që ka shkaktuar më shumë polemika në këtë Botëror, për shkak të vendimeve të arbitrave. Lojtarë dhe trajnerë të shumtë kanë dalë kundër, duke ngritur dyshime për favorizim të kampionëve të botës. Në prag të finales së madhe, për këtë ka folur edhe mbrojtësi i Spanjës, Joan Laporte. Ai u shpreh se në ndeshjet e fundit janë parë veprime që nuk janë ndëshkuar, ndërsa përmendi pikërisht Argjentinën. Mbrojtësi theksoi se kanë ndodhur gjëra që në Botëror nuk duheshin lejuar. “Nuk jam aspak i shqetësuar për agresivitetin në futboll. Nëse tolerohet dhe arbitri bën punën e tij, nuk kam problem me të. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë, veprime që...