Antonelli: Kalova një periudhë të vështirë pa fitore, me këtë ritëm edhe në Hungari

Antonelli: Kalova një periudhë të vështirë pa fitore, me këtë ritëm edhe në Hungari

Pas zhgënjimit në garën e Silverstone erdhi gëzimi në pistën e SPA për pilotin Kimi Antonelli. Italiani fitoi në Belgjikë pas një dueli emocionues me Ferrari dhe Leclerc, por mbi të gjitha, ai rifitoi terren në renditje. “Ishte fantastike të kthehesha në podium pas disa garash të vështira. Ishte një garë e luftuar fort, humba kryesimin për shkak të makinës së sigurisë dhe ishte një betejë e vështirë me Leclerc sepse ai po ecte fort”, tha Antonelli. “Ishte një fitore e madhe, është mirë të marr kaq shumë mbështetje dhe është një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj Italinë. Po përpiqem të bëj më të mirën time dhe ta kthej flamurin italian në shkallën e parë”, shtoi ai. Më tej, ai tha: “Duhet të...