Antonelli i jashtëzakonshëm, siguron “pole position” në Monaco, Verstappen i dyti lë pas dy makinat Ferrari
6 Qershor 2026 17:19 Telesport Momenti i mirë për pilotin e ri italian Kimi Antonelli vijon edhe në Monako, ku të shtunën pasdite siguroi “pole position” në rrugët e Montekarlo. Piloti i Mercedes dha kohën 1’12”051, duke befasuar të gjithë, duke i rrëmbyer “pole” Max Verstappen. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 u rendit në vendin e dytë, duke bërë gjithashtu një paraqitje të mirë. Nga vija e dytë e nisjes do ta startojnë garën e të dielës dy pilotët e Ferrari, me Lewis Hamilton që u rendit i treti. Britaniku la pas shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc, të zotin e shtëpisë, që për një moment u duk se ishte ai i pari. Por, në pak sekonda Leclerc zbriti në të...
Burimi:
telesport.al