Antoneli ‘Pole Position’ në Majemi, Verstapen pas tij…
Pozicioni i tretë radhazi në pole position për Kimi Antoneli-n, i cili do të nisë përpara të gjithëve në garën e gjatë të nesërme për Çmimin e Madh’ të F1, planifikuar për në orën 22:00 sipas orës së Shqipërisë. Maks Verstapen me Red Bull i dyti në pisten e Majemit ndërsa Sharles Leklerk i Ferrarit kryeson rreshtin e dytë, i kompletuar nga Lando Norris. Ndërkaq Xhorxh Rasëll është vetëm i pesti, pothuajse gjysmë sekonde pas shokut të tij të skuadrës italianit Antoneli. Për fituesin e garës Sprint Lando Norris, vendi i 4. Nisja grafike nesër: Post navigation
Burimi:
sportiim.al