Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së shumëpritur me Tyson Fury në muajin nëntor, por jo pa vuajtje. Ndonëse fitoi, boksieri britanik u rrëzua dy herë në tapet në raundin e parë nga Prenga, duke qenë shumë pranë një humbjeje shokuese. Joshua arriti të përmbyste gjithçka me një nokaut të fuqishëm në raundin e dytë. Goditja vendimtare e la Prengën të shtrirë në tapet, i kapur mes litarëve të ringut, duke i dhënë fitoren ish-kampionit të botës dhe duke shmangur një poshtërim që do të rrezikonte edhe duelin e shumëpritur me Tyson Fury. Pas tre minutave të para të ndeshjes, përballja e planifikuar me Fury dukej se ishte në prag të dështimit. Joshua, megjithatë, reagoi me vendosmëri...