Anglia shtyn udhëtimin drejt Mexico City për shkak të shqetësimeve për spiunazh, por tifozët dalin kundër
Pas fitores 2-1 ndaj Kongos të mërkurën, Thomas Tuchel dhe skuadra e Anglisë u kthyen në bazën e tyre në Kansas City. Duket se ata e morën këtë vendim, në vend që të bënin një fluturim direkt nga Atlanta drejt Meksikës, për disa arsye, njëra prej të cilave ishte për të parandaluar kundërshtarët që të spiunonin seancat e tyre stërvitore. Një raport i “Mail” sugjeron se Tuchel është i vendosur që planet e tij të mos rrjedhin para ndeshjes dhe që përgatitjet e rëndësishme, si formacioni dhe skema e skuadrës, të mbahen brenda bazës kryesore. Thuhet se seancat në Kansas ruhen nga policia dhe roje sigurie, ndërsa rreziku i spiunimit shihet brenda kampit si më i lartë nëse Anglia do të kishte udhëtuar më herët në Meksikë....
Burimi:
telesport.al