Angli-Argjentinë, FIFA zgjedh një emër surprizë për të vendosur drejtësinë
14 Korrik 2026 16:23 Telesport Përballjet mes Anglisë dhe Argjentinës janë gjithmonë të bukura dhe emocionuese për tifozët, por shumë të vështira për ata që mbajnë drejtësinë në fushë, arbitrat. Në prag të gjysmëfinales së nesërme, FIFA ka surprizuar jo pak me emrin që do të mbajë drejtësinë në këtë supersfidë. FIFA ka zgjedhur Ismail Elfath, 44-vjeçarin amerikan, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e katërt që do të drejtojë në këtë Botëror. Elfath ka arbitruar Holandë-Japoni dhe Spanjë-Uruguaj në fazën e grupeve, në çerekfinale Brazil-Norvegji dhe tani do të drejtojë një nga dy gjysmëfinalet. Vendimi i FIFA-s për të emëruar një gjyqtar nga vendi pritës është disi i befasishëm, pasi nuk ka emëruar asnjë gjyqtar nga UEFA, konfederata me më shumë përfaqësues...
Burimi:
telesport.al