Andoni Iraola i bën dalje, mesfushori i Liverpool-it do të transferohet tek Inter
14 Qershor 2026 14:01 Telesport Curtis Jones do të veshë fanellën e Interit në sezonin e ri. Mesfushori anglez nuk do të jetë pjesë e projektit të ri të Andoni Iraola te Liverpool. Spanjolli ka vendosur t’i bëjë dalje mesfushorit 25-vjeçar, i cili prej kohësh ndiqet nga Inter. Anglezi ka qenë një lojtar i gjithanshëm për Arne Slot, duke luajtur në disa pozicione përveç rolit të tij natyral si mesfushor. Ai ka provuar veten edhe si mbrojtës i djathtë, por asnjëherë nuk ka qenë një titullar fiks. Duke qenë se kontrata i skadon pas një viti, Liverpool nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë, ndaj është i detyruar të gjejë gjuhën e përbashkët me Interin. Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja mes dy klubeve pritet...
Burimi:
telesport.al