Ancelotti kërkon kryeveprën “O Hexa” te Brazili, t’i japë fund thatësirës 24-vjeçare
Në Grupin C, së bashku me Haitin, Marokun dhe Skocinë, ndodhet Brazili, që aktualisht mban vendin e 6-të në renditjen FIFA. Kjo është pjesëmarrja e 23-të në historinë e tij në Kupën e Botës, duke e bërë “Seleçãon”, të vetmen kombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e turneut. Këtë herë, në krye të skuadrës është italiani Carlo Ancelotti, trajneri i parë i huaj që drejton Brazilin në një Botëror dhe vetëm i katërti në histori. Për Ancelottin është gjithashtu eksperienca e parë si trajner kombëtareje, ndonëse më 1994 ishte pjesë e stafit të Arrigo Sacchit me Italinë. Në “koleksionin” e tij mungon vetëm trofeu i Kupës së Botës, i quajtur “O Hexa” në Brazil, titulli i gjashtë që mungon prej 24 vitesh. Rruga...
Burimi:
telesport.al