Ançeloti zgjat me Brazilin dhe për katër vite

Ançeloti zgjat me Brazilin dhe për katër vite

Tekniku italian pas zgjatjes së kontratës, shkruan në ‘X’: Është një nder të ndjekim së bashku këtë vend të mrekullueshëm për katër vjet të tjera. Brazili ka zgjedhur vazhdimësinë dhe ka siguruar kontratën e Karlo Ançelotit deri në vitin 2030. Përmes një deklarate zyrtare, CBF (Confederação Brasileira de Futebol) njoftoi zgjatjen e kontratës së tij. Karleto u bë trajner i Brazilit në maj të vitit 2025 dhe tani është konfirmuar për ciklin tjetër deri në Kupën e Botës 2030. Njoftimi: Brazili vazhdon nën drejtimin e njërit prej trajnerëve më të mëdhenj në histori!Angazhim, qëndrueshmëri dhe besim për ta çuar ekipin kombëtar brazilian edhe më tej.Udhëtimi vazhdon. Edhe ëndrra jonë./Sportiim.al/ Post navigation