Amorim sjell edhe të besuarin e tij nga Sporting, është zëvendësuesi ideal i Rafa Leao

Amorim sjell edhe të besuarin e tij nga Sporting, është zëvendësuesi ideal i Rafa Leao

Me shumicën e vendimeve për transferimet në duart e tij, sipas strukturës së re organizative të klubit, trajneri Ruben Amorim po identifikon gradualisht përforcimet e duhura për Milan-in e tij. Kështu, pasi i ka vënë syrin Gonçalo Ramos, i cili po largohet nga PSG, trajneri i ri i kuqezinjve do të donte të bindte Sporting Lisbon t’i shesë Pedro Gonçalves. Ai është një sulmues tjetër, por me cilësi më të ngjashme me atë të anësorit, i cili në letër duket i përshtatshëm për të zëvendësuar Rafael Leao. Dhe çështja nuk është aspak e lehtë sepse Gonçalves, vlen rreth 30 milionë euro. Pedro Gonçalves, që njihet edhe me nofkën Pote, është një mesfushor sulmues me këmbë të djathtë i aftë të luajë si mbrojtës i krahut...