Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që i bëri vetës pas largimit nga United
Ruben Amorim ka zbuluar se pas shkarkimit nga Mançester Junajtid i ka bërë vetes një premtim. Duke folur sot për mediat pas mbërritjes në Milano, trajneri portugez tha se kishte vendosur të kërkonte një sfidë më të vogël pas largimit të tij nga Old Trafford, por që gjeti një sfidë edhe më të madhe. Ai tha fillimisht në italisht: “Jam vërtet shumë i lumtur që jam këtu. Është një nder të jem trajner i Milanit.” I pyetur pse zgjodhi Milanin, ai u përgjigj në anglisht: “Është një klub që është vërtet i veçantë për mua. Është një sfidë e madhe. I premtova vetes, pas asaj të fundit, se do të zgjidhja një sfidë më të vogël. Por unë jam këtu, është një (sfidë) edhe më...
Burimi:
vizionplus.tv