Alonso merr menjëherë kontrollin e Chelsea, do të vendosë ai për blerjen dhe shitjen e lojtarëve

Alonso merr menjëherë kontrollin e Chelsea, do të vendosë ai për blerjen dhe shitjen e lojtarëve

18 Maj 2026 12:21 Telesport “Sky Sports News” mëson se Chelsea ka zhvilluar takime të shumta me Xabi Alonso ditët e fundit jo vetëm për të siguruar ardhjen e tij në krye të “blues” por edhe për të diskutuar rreth të gjitha aspekteve të punës së tij në “  Stamford Bridge”. Struktura aktuale e udhëheqjes së futbollit në klub do të mbetet në vend. Asnjë nga drejtorët sportivë nuk do të largohet. Të gjithë ishin të përfshirë në emërimin e Alonso. Ajo që do të ndryshojë është strategjia e merkatos. Alonso do të përfshihet në blerjen dhe shitjen e lojtarëve këtë verë. Chelsea pret të nënshkruajë tre deri në katër lojtarë, përfshirë një qendërmbrojtës. Për klubin londinez nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me përvojën...