Alonso gjen zëvendësuesin e Cucurella dhe prish planin e Man. United. Oferta duhet të jetë mbi 65 milionë euro
1 Gusht 2026 18:27 Telesport Chelsea është ende në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas largimit të Marc Cucurella për te Real Madrid. Dëshira parësore e Xabi Alonso-s ishte Alvaro Carreras, por largimi i spanjollit nga Real Madrid duket shumë i vështirë për të ndodhur. Në këtë situatë, Alonso ka piketuar mbrojtësin ideal për krahun e majtë dhe bëhet fjalë për Lewis Hall, anësorin e Newcastle United, i cili është nën kontratë me “Qymyrxhinjtë” deri në vitin 2029. Për 21-vjeçarin ka pasur interes të vazhdueshëm edhe nga Manchester United, por situata ka ndryshuar ditët e fundit dhe Chelsea i paraprin garës për transferimin e tij Lewis Hall nga Newcastle. Kosto e transferimit mendohet të jetë mbi 65 milionë euro. Për 21-vjeçarin do të ishte...
Burimi:
telesport.al