Alonso drejton për herë të parë Chelsea në shtëpi: Emocionuese, jemi gati për sezonin e ri

Alonso drejton për herë të parë Chelsea në shtëpi: Emocionuese, jemi gati për sezonin e ri

Xabi Alonso, ish-trajneri i Bayer Leverkusen dhe Real Madrid, u prit ngrohtë nga tifozët e Chelsea, teksa drejtoi ndeshjen e tij të parë në “Stanford Bridge”, me “blues” që mundën 3-1 Real Societad në miqësoren e fundit. “Ishte emocionuese të ndieja herën time të parë në shtëpinë e re. Një pritje e shkëlqyer nga mbështetësit për ekipin dhe stafin e ri, edhe unë. Shumë i kënaqur. Ne duam të krijojmë lidhje të mira dhe të kemi atë mbështetje”, tha Alonso. Më tej, spanjolli sqaroi: “Ne duam t’u japim atyre futboll të mirë në mënyrë që ata të na japin energji dhe ne të lidhemi. Të kesh një atmosferë të mirë këtu në stadium do të jetë një nxitje e madhe për ekipin.” Në fushë, të...