Allegri-Milan, ndarje e mundshme? Malagò e sheh te kombëtarja italiane
14 Prill 2026 13:30 Alfred Lleshi Pas humbjeve ndaj Napolit dhe Udinese, me kualifikimin në Champions në rrezik, rikthehen dyshimet për të ardhmen e Massimiliano Allegrit te Milani. Zërat për largim në fund të sezonit nuk janë të rinj dhe mund të konkretizohen nëse merkatoja nuk përputhet me pritshmëritë që ai kishte kur u rikthye; ndikim në vendim-marrje dhe objektiv titullin. Nga Milanello thuhet se Allegri është pjesë e projektit, por kandidatura e tij për pankinën e kombëtares së Italisë po fiton terren. Sipas raportimeve, Giovanni Malagò, presidenti i ri më i kuotuar i FIGC, e konsideron trajnerin ideal për kombëtaren. Në një situatë të hapur, përmenden edhe alternativa si Antonio Conte, Roberto Mancini, madje edhe Claudio Ranieri apo Daniele De Rossi.
Burimi:
telesport.al