Allegri “driblon” kaosin kuqezi: Vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për atë që kanë bërë

Allegri “driblon” kaosin kuqezi: Vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për atë që kanë bërë

18 Maj 2026 13:56 Alfred Lleshi Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për “TeleLombardia” pas fitores ndaj Genoa: “Janë lojtarët që i fitojnë ndeshjet në fushë. Unë mundem vetëm t’i falënderoj për atë që kanë bërë. Nuk ishte e lehtë në këtë moment dhe ata kanë qenë shumë të zotë. Kemi edhe një javë për t’u përpjekur të arrijmë objektivin”. I pyetur nëse kjo ka qenë java më e vështirë e sezonit dhe një nga fitoret më të rëndësishme të vitit, trajneri kuqezi u përgjigj me humor: “Shpresoj që fitorja më e rëndësishme të jetë ajo e radhës”. Më pas Allegri bëri edhe një krahasim me eksperiencën e tij të parë te Milani: “Shpresoj të jetë një festë e madhe, për ne, për Champions League....