Allegri do me patjetër Moise Kean, Milan me propozim interesant për Fiorentinën. 10-15 mln euro plus dhe një lojtar
14 Prill 2026 21:01 Telesport Tashmë dihet që Milan do duhet të ndërhyjë me patjetër në repartin e sulmit në Serie A. Pavarësisht se janë përmendur disa emra, zgjedhja e parë e Max Allegri-t është sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean. Edhe pse nuk ka pasur një sezon të mirë, me 9 gola të shënuar dhe 4 asiste të dhënë, Kean sërish mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në Serie A. Klauzola e largimit të sulmuesit nga Fiorentina është 52 milionë euro, shifër shumë e vështirë për Milanin për ta përballuar. “Calciomercato.it” zbulon se Milan ka një propozim interesant për Fiorentinën që përfshin 10-15 milionë euro dhe përfshirjen në marrëveshje të Santiago Gimenez. Meksikani nuk ka arritur dot të bindë kuqezinjtë dhe largimi...
Burimi:
telesport.al