Algjeria përmbys Jordaninë, shpreson daljen nga grupi

Algjeria përmbys Jordaninë, shpreson daljen nga grupi

Në sfidën e mëngjesit (me orën europiane) Algjeria i mbajti gjallë ëndrrat e saj për kualifikim me një fitore rikthimi 2-1 kundër Jordanisë në një ndeshje të Grupit J të luajtur në San Françisko. Përballë Jordanisë skuadra e trajnerit Petkoviç e pa vetën poshtë një goli shënuar nga Al Rashdan në minutën e 36-të. Megjithatë, në pjesën e dytë, Algjeria u rikthye, duke barazuar me anë të Benboualit në minutën e 68-të përpara se të vuloste fitoren me anë të Gouiri në minutën e 82-të. Tani Grupi J i sheh afrikano-veriorët, të barabartë në pikë me Austrinë në nga tre pikë në vendin e dytë pas Argjentinës, me të cilën do të përballen në ndeshjen e fundit dhe vendimtare. Austria e Rangnik, luan sfidën e...