Aldo Serena “shkatërron” Ibrahimovic te Milani: “Arrogant dhe mendjemadh, antiteza e një drejtuesi të aftë

Aldo Serena “shkatërron” Ibrahimovic te Milani: “Arrogant dhe mendjemadh, antiteza e një drejtuesi të aftë

20 Qershor 2026 11:27 Alfred Lleshi “Antiteza e një drejtuesi të aftë”. Aldo Serena ka përdorur tone shumë të ashpra ndaj Zlatan Ibrahimovic, në një moment pasigurie të madhe te Milani, duke komentuar nga Amerika mbi Botërorin dhe protagonistët e tij. Ish-sulmuesi përdor fjalë të forta si “mendjemadhësi” dhe “arrogancë” për të përshkruar sjelljen e suedezit, këshilltar i afërt i pronësisë së klubit (Gerry Cardinale). Megjithatë, një pjesë e reagimit të tij lidhet me deklarata të supozuara të Ibrahimovic për Cristiano Ronaldon, të cilat në fakt rezultojnë të jenë të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale dhe jo autentike. Në këto “deklarata” false, Ibrës i atribuohej qëndrimi se “Ronaldo është i mbaruar” dhe se “Messi është më i mirë”, por këto citime nuk janë të...