Alcaraz tërhiqet nga turneu i Barcelonës për shkak të një problemi në kyçin e dorës, Sinner mbetet “numri 1”

Alcaraz tërhiqet nga turneu i Barcelonës për shkak të një problemi në kyçin e dorës, Sinner mbetet “numri 1”

16 Prill 2026 13:20 Telesport Carlos Alcaraz është tërhequr nga turneu ATP-500 që ka nisur dje në Barcelonë për shkak të një problemi në kyçin e dorës së djathtë. Kjo tërheqje i jep mundësi italianit Jannik Sinner të mbrojë kreun e renditjes botërore edhe një javë tjetër. Këmbanat e alarmit për dëmtimin e Alcaraz erdhën që në turneun e mëparshëm në Montekarlo. Tenisti spanjoll kërkoi trajtim fizioterapie dhe, më vonë mbajti një fashë në kyçin e dorës së djathtë. “Është një dëmtim më serioz nga sa priste kushdo dhe duhet ta dëgjoj trupin tim për të shmangur pasojat e ardhshme,” shpjegoi Alcaraz: “Me shumë trishtim duhet të kthehem në shtëpi dhe të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo tërheqje do...