Alarmi në Kupën e Botës 2026, një në 4 ndeshje mund të luhet në temperatura të larta

Alarmi në Kupën e Botës 2026, një në 4 ndeshje mund të luhet në temperatura të larta

Temperaturat ekstreme dhe lagështia e lartë pritet të jenë një nga problemet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, me një analizë të re që paralajmëron se një në katër ndeshje mund të zhvillohet në kushte të rrezikshme për lojtarët dhe tifozët. Sipas një studimi të realizuar nga grupi kërkimor “World Weather Attribution”, nxehtësia dhe lagështia gjatë Botërorit 2026 do të jenë shumë më intensive sesa në turneun e vitit 1994, i zhvilluar po në Amerikën e Veriut. Arsyeja kryesore sipas ekspertëve është ndikimi i ndryshimeve klimatike. Turneu do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 104 ndeshje të programuara në 16 qytete organizatore duke nisur nga 12 qershori. Ndeshje në vapë ekstreme Analiza mori parasysh oraret reale të ndeshjeve dhe zbuloi se...