Al Khelaifi tregon pse Championsi i dytë është më i mirë se i pari: Duam ta fitojmë sërish…
30 Maj 2026 22:38 Telesport Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është më i lumtur se kurrë, pas fitores në finalen e Champions League, 4-3 nga pika e bardhë e penalltive ndaj Arsenalit. Al-Khelaifi u shpreh se trofeu i fituar sot, është më i mirë se ai i një viti më parë. Presidenti i PSG-së nuk mjaftohet me dy trofe të Champions League dhe dëshiron ta fitojë sërish. “Faleminderit të gjithëve… Ky titull i dytë i Champions League është më i miri. I pari ishte i veçantë, por i dyti, radhazi, është shumë i veçantë për ne. Kemi punuar me vite për këtë trofe… e kemi fituar dhe duam ta fitojmë përsëri. Por sot duam të festojmë! Kemi tifozët më të mirë në botë. Ju lutem,...
Burimi:
telesport.al