Al-Khelaifi i mahnitur pas yllit të PSG: “Ishte i vdekur, por luftoi”

Al-Khelaifi i mahnitur pas yllit të PSG: “Ishte i vdekur, por luftoi”

10 Maj 2026 11:56 Telesport Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë fjalët më të mira për Khvicha Kvaratskhelia pas fitores me Bayern. Sipas tij, gjeorgjiani është lojtar special. PSG e mbylli gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 6-5 kundër bavarezëve. “Kvaratskhelia ishte i vdekur, por vazhdoi të luftonte kundër Bayernit”, u shpreh presidenti i PSG-së. “Kemi një ekip madhështor. Një ekip të ri që lufton së bashku. Ylli është ekipi. Të gjithë luftojnë. Shikoni minutat e fundit, Kvara ishte i ‘vdekur’, por vrapon, lufton. Kjo është futbolli. Ky është Paris Saint-Germain. Ky është ADN-ja e PSG-së”.