Aktiviteti/ Futboll në plazh, skuadra e Golemit shpallet kampione

Aktiviteti/ Futboll në plazh, skuadra e Golemit shpallet kampione

Aktivitetet sportive të futbollit të organizuara nga FSHF kanë qenë të shumta si numër gjatë këtij viti. kjo është më shumë një përpjekje e federatës për të zgjeruar lojën e futbollit jo vetëm gjeografikisht, por edhe në kategori të shoqërisë që kanë interes për këtë lojë. Mes tyre ka kontigjente njerëzish të pamundur, fëmijë të të gjitha moshave, futbolli në shkolla, futbolli në salla, futbolli për femra dhe natyrisht edhe futbolli në plazh. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Durrës (SHRFD) dhe Beachee, organizoi me sukses turneun e Futbollit të Plazhit, i cili u zhvillua gjatë fundjavës në Golem. Aktiviteti mblodhi tetë skuadra pjesëmarrëse: Golemi, Çamëria, Trident, Creëlestëo, KKD, Freskia, Dymbëdhjeta dhe Beachee, të cilat dhuruan emocione, gola dhe...