Abissnet Superiore: Partizani me hap fals ndaj Bylis, “paqe” në “Arenën e Demave”
19 Prill 2026 21:03 Telesport Ndeshja përmbyllëse e javës së 32-të, Partizani-Bylis, është mbyllur me shifrat 1-1, e luajtur në “Arenën e Demave”. Ballshiotët e nisën shumë mirë duke gjetur golin që në minutën e 2-të me brazilianin Ferrera, i cili shënoi me një goditje të saktë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Nuk kaluan shumë minuta dhe erdhi kundërpërgjigja e Partizanit, të kuqtë barazuan shifrat me Isgandarli në minutën e 19-të, i cili u tregua i saktë nga penalltia pas një faulli të Aurel Markut brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 54-të, Partizani mbetet me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Redon Ismailit, për të cilin u desh edhe ndërhyrja e VAR. Duke qenë se mesfushori...
Burimi:
telesport.al