Abissnet Superiore, femra: Teuta fiton finalen e vogël ndaj Gramshit dhe e mbyll në vend të tretë
Teuta e vajzave ka fituar finalen e vogël të fazës “Final 4”, duke siguruar vendin e tretë në kampionatin e vajzave pas triumfit 4-2 ndaj Gramshit në sfidën e luajtur pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra e Gramshit kaloi e para në avantazh në minutën e 16-të me Garcia, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të gramshioteve. Në fraksionin e dytë, Garcia realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 52-të, duke dyfishuar shifrat për ekipin e saj. Reagimi i Teutës erdhi shpejt. Mikaela Metalla ngushtoi diferencën në minutën e 61-të, ndërsa Loci riktheu baraspeshën në minutën e 71-të, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 2-2. Skuadrat iu drejtuan minutave shtesë, aty ku Teuta përmbysi...
Burimi:
telesport.al