Abissnet Superiore, femra: Mbyllet sezoni i rregullt. Ja 4 klubet që shkojnë në “Final Four”
11 Maj 2026 20:14 Telesport Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të kampionatit të futbollit të vajzave, me ndeshjen Partizani – Atletik Klub, e luajtur këtë të hënë në stadiumin ”Arena e Demave”, që përfundoi me rezultatin 4-2 për vajzat e kuqe. Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë me 46 pikë pas fitores 2-0 ndaj Gramshit në ”Loro Boriçi”. Gramshi e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 35 pikë. Apolonia e vendit të dytë triumfoi 10-1 në transfertën e Lushnjes këtë javë, duke e mbyllur këtë edicion në kuotën e 38 pikëve. Teuta mundi Kinostudion 2-0 në ndeshjen e luajtur të shtunën në QKS Kamëz, duke u renditur për herë të parë në vendin...
Burimi:
telesport.al