A do të rikthehet në kombëtare? Conte shmang përgjigjen: Kam mësuar më shumë nga humbjet sesa fitoret

A do të rikthehet në kombëtare? Conte shmang përgjigjen: Kam mësuar më shumë nga humbjet sesa fitoret

Antonio Conte, trajneri i Napolit, ishte protagonist në një takim me të burgosurit e Poggioreale. I pyetur për mundësinë e rikthimit si trajner i kombëtares italiane, ai buzëqeshi dhe e anashkaloi. Fokusi i tij ishte tjetër: “Gabimi është pjesë e rrugëtimit të çdo njeriu, por gjithmonë ekziston mundësia për t’u penduar dhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur”. Kjo vlen në futboll, por sidomos në jetë: “Duhet të japësh gjithmonë maksimumin. Edhe mua më ka ndodhur të mendoj se nuk ia dal. Kam menduar të dorëzohem, por pikërisht atëherë duhet të reagosh. Këtë ua mësoj edhe lojtarëve të mi, përmirësohesh në vështirësi. Personalisht kam mësuar më shumë nga humbjet sesa nga fitoret”. Fitorja për të është obsesion: “Nuk e kam quajtur vajzën time Vittoria...