A do të largohet Neymar nga lista e Brazilit? Ancelotti i jep fund njëherë e mirë dilemës së madhe
30 Maj 2026 17:15 Telesport Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar nuk do të largohet nga lista me 26 lojtarë të thirrur për Kupën e Botës 2026, që nis më 11 qershor. Pavarësisht dëmtimit në pulpën e djathtë, Neymar do të jetë pjesë e Brazilit për Botërorin. Ancelotti siguroi se sulmuesi do të vazhdojë rikuperimin e tij dhe mund të jetë në dispozicion në ndeshjen e dytë në grup ndaj Haitit, duke humbur kështu vetëm ndeshjen e parë hapëse atë ndaj Marokut. “Ne presim që Neymar të jetë gati për ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut. Nëse ai nuk mund të jetë aty, atëherë do të presim ndeshjen e dytë ndaj Haitit. Ne nuk do të zëvendësojmë...
Burimi:
telesport.al