8 katalanas te Spanja, mburret Laporta: Finalja e Botërorit është krenari e “La Masia”

8 katalanas te Spanja, mburret Laporta: Finalja e Botërorit është krenari e “La Masia”

17 Korrik 2026 13:25 Alfred Lleshi Joan Laporta ndodhet në Nju Jork për të ndjekur të dielën, në “MetLife” të Nju Xhersit finalen e Botërorit mes Spanjës, me 8 lojtarë të Barcelonës, dhe Argjentinës së Leo Messit. Presidenti i Barçës u shpreh krenar për vëmendjen që do të marrë klubi: “Jemi shumë krenarë për 8 lojtarët tanë. Është shumë e rëndësishme për ta dhe si president jam i kënaqur e mirënjohës që kemi lojtarë me kaq shumë talent. Është ndeshja më e mirë që mund të luhet mes kombëtareve, me stile të ndryshme”. Për Messin shtoi: “Leo është e kaluara dhe e tashmja, ndërsa Lamine është e tashmja dhe e ardhmja. Është krenari e ‘La Masia’, akademisë së Barcelonës”. Ai foli edhe për Julián Álvarez:...