8-0 për Barcelonën… Për herë të parë në histori, asnjë lojtar i Real Madridit në Botëror me Spanjën
Janë publikuar 26 lojtarët e grumbulluar nga Luis de la Fuente për Botërorin e verës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, por ajo që bie më shumë në sy është mungesa totale e futbollistëve të Real Madridit në listë. Edhe pse Dani Carvajal ishte lënë jashtë që në paralistën e publikuar disa javë më parë, pritej që Dean Huijsen të merrte ftesë, por kjo nuk ndodhi. Për repartin defensiv, De la Fuente zgjodhi Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Pubill dhe Eric Garcia, ndërsa mungon edhe Robin Le Normand. Në paralistë ishin gjithashtu Fran García dhe Gonzalo García, por asnjëri nuk u përfshi në listën finale. Sulmuesi i ri do të jetë vetëm pjesë e grupit stërvitor dhe miqësores që Spanja do të luajë ndaj Irakut më...
Burimi:
telesport.al