5 objektivat e Bayern për merkaton e verës. Një rikthim, dy emra të sprovuar dhe dy yje të rinj
Bayern Munich ka filluar që tani nga puna për të finalizuar lëvizjet që ka në plan për merkaton e verës. Bavarezët kanë një ekip të kompletuar, por që ka nevojë për disa ndërhyrje në disa pozicione. Së pari, Bayern ka vendosur për rikthimin e Noel Aseko, mesfushorin difensiv i cili shëklqeu te Hannover 96 në këtë sezon. Rikthimi i 20-vjeçarit do t’i kushtojë Bayernit vetëm 1.4 milionë euro. Anthony Gordon është objektivi kryesor i Bayern Munich për krahun e majtë, dhe sipas Talksport, anglezi ka rënë dakord për kushtet personale me klubin bavarez. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Newcastle. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë Gordon mbi 75 milionë euro. Dusan Vlahovic shihet si një mundësi e mirë për të forcuar sulmin, pasi Nicolas Jackson nuk...
Burimi:
telesport.al