5 gola dhe 2 kartonë të kuq vendosin fatin e Kupës së Shqipërisë, Dinamo ngre trofeun për të dytin vit radhazi

5 gola dhe 2 kartonë të kuq vendosin fatin e Kupës së Shqipërisë, Dinamo ngre trofeun për të dytin vit radhazi

Dinamo është kampione e Kupës së Shqipërisë. Blutë kanë mposhtur Egnatian dhe kanë ngritur trofeun për të dytin vit radhazi. Një ndeshje me mjaft emocione që i përmbushi më së miri pritshmëritë e një finaleje. Sfida nisi me një karton të kuq për Egnatian. Bakajoko la fushën që në minutën e 8 pas një ndërhyrjeje të gabuar karshi portierit kundërshtar. Epërsia numerike u shfrytëzua menjëherë nga ekipi i Ilir Dajës. Malomo në minutën e 23-të dhe më pas Bregu në minutën e 29 i dhanë skuadrës avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë u baraspeshuan balancat në fushën e lojës. Malomo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58 dhe të dy ekipet u gjendën me nga 10...