45′ e para të javës së fundit: Në lojë janë ende tre verdikte. Tottenham drejt shpëtimit, Arsenal dhe City bëjnë detyrën (video)

45′ e para të javës së fundit: Në lojë janë ende tre verdikte. Tottenham drejt shpëtimit, Arsenal dhe City bëjnë detyrën (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së fundit në Premier League, të cilat luhen të gjitha në të njëjtin orar. Shumë pak verdikte mbeten për t’u përcaktuar sot, pasi të tjera janë vendosur. Tashmë Arsenal është shpallur kampion. Ekipet që do të marrin pjesë në Champions League tashmë dihen, Liverpool i mjafton vetëm një pikë për të siguruar edhe zyrtarisht biletën. Janë ende në lojë dy bileta për në Kupat e Europës, një për në Europa League dhe tjetra për në Conference League. Vëmendja më e madhe është padyshim në garën për mbijetesë, ku janë në lojë dy ekipe si Tottenham dhe West Ham. Pas 45 minutave të para, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Everton pas golit të Joao Palhinha, West Ham...