45′ e para: “Spektakël” në “Allianz Arena”. Arda Guler i jashtëzakonshëm, mungon goli në “Emirates” (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit çerekfinale në Champions League. Një spektakël i vërtetë në “Allianz Arena”, ku pjesa e parë Bayern Munich-Real Madrid, është mbyllur 2-3 për spanjollët. Madrilenët kanë gjetur avantazhin që në sekondën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer, ishte Arda Guler që dërgoi topin në rrjetë nga distanca. Pavarësisht golit të shpejtë të pësuar, reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 6-të. Joshua Kimmich kroson nga këndi, Aleksandar Pavlovic zë në befasi mbrojtjen madrilene dhe portierin Andriy Lunin dhe shënon me kokë, duke barazuar shifrat. Në minutën e 23-të ka një kontakt në zonë mes Jonathan Tah dhe Ferland Mendy, madrilenët pretendojnë për penallti, por arbitri vazhdon lojën...
Burimi:
telesport.al