45′ e para: Dinamo në avantazh të dyfishtë ndaj Egnatias. Flamurtari udhëheq ndaj Partizanit, mungon goli në Durrës dhe Shkodër

45′ e para: Dinamo në avantazh të dyfishtë ndaj Egnatias. Flamurtari udhëheq ndaj Partizanit, mungon goli në Durrës dhe Shkodër

2 Maj 2026 16:51 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e javës së 34-të në Abissnet Superiore, të cilat luhen të gjitha në të njëjtin orar. Në “Air Albania”, Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias, falë dopietës së Malomo Ayodeji. Në “Arenën e Demave”, Partizani është duke u mundur 1-2 nga Flamurtari. Dopietë e Bolzan për vlonjatët, për të kuqtë ngushtoi shifrat Altin Bytyçi, i cili shënoi një supergol nga distanca. Vora po udhëheq 1-0 ndaj Elbasanit, falë golit të Dakës. Në dy ndeshjet e tjera, pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-0, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Bylis.