Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Sipas deputetit socialist, propozimi i kryetarit të partisë Edi Rama, ishte që ata të mos kenë pozicione drejtuese dhe se nuk ka patur përjashtim. Ndërsa sa i përket fatit të tyre në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Bido bëri me dije se kjo është një procedurë më vete dhe ende e hapur, e cila pritet të shqyrtohet në ditët në vijim. “Organet drejtuese të partisë janë Kryesia e Partisë, Asambleja Parlamentare deri në organizatën socialiste që është në nivelin bazë. Pra funksionarë të caktuar kanë të drejtë të marrin pjesë ose të...
Burimi:
javanews.al