Spanja tronditet nga kriza e strehimit, qeveria ndalon dëbimet deri në 2030
Qeveria e koalicionit në Spanjë ka miratuar një paketë të re masash për krizën e strehimit, pas protestave të zhvilluara në disa qytete dhe debatit të fortë publik të nxitur nga dëbimi i një 87-vjeçareje nga banesa e saj në Madrid. Masat janë miratuar përmes dy dekreteve dhe përfshijnë ndalimin e dëbimeve deri në vitin 2030, zgjatjen e kontratave të qirasë deri në vitin 2028, kontrolle më të rrepta për qiratë afatshkurtra dhe dhomat, si dhe kufizime për blerjen e banesave nga fondet e mëdha të investimeve. Dekretet kanë hyrë menjëherë në fuqi, por duhet të marrin miratimin e Kongresit brenda 30 ditësh. Qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez nuk disponon shumicën parlamentare, ndaj miratimi përfundimtar i masave do të kërkojë mbështetjen e partive të tjera....
Burimi:
ntv.al