Spanja godet një grup kriminal shqiptar të drogës, 10 të arrestuar

Spanja godet një grup kriminal shqiptar të drogës, 10 të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që kultivonte dhe shpërndante marijuanë në Katalonjë. Hetimi nisi vitin e kaluar kur policia katalanase zbuloi një plantacion në një magazinë industriale në Cervera, e më pas një tjetër në Manlleu. Gjatë operacioneve policore u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan 844 bimë marihuanë, 75 kg sytha gati për treg, 25 gramë kokainë dhe 10,900 euro para të gatshme. Vlera e drogës së kapur llogaritet rreth 482,500 euro. Gjithashtu, grupi kishte manipuluar instalimet elektrike për të shmangur faturimin. Pas paraqitjes në gjykatë, të gjithë të arrestuarit u urdhëruan të mbahen në burg,...

Burimi: Sot.com.al