Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

Juventusi po përgatitet për sfidën ndaj Milanit, e vlefshme për javën e tretë të “Serisë A”. Takimi do të zhvillohet të dielën në mbrëmje, ora 20:45, në “Allianz Stadium”, ndërsa të dyja skuadrat vijnë me nga gjashtë pikë pas dy javëve të para. Në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli edhe për afrimin e ri të skuadrës, Nick Woltemade, duke dhënë sinjale të qarta për mënyrën se si mund ta përdorë sulmuesin gjerman. Spalletti bëri të ditur se Woltemade pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, por nuk e përjashtoi mundësinë që ai të aktivizohet gjatë takimit. “Fillimisht nuk mendoj ta aktivizoj, por mendoj se mund të futet në lojë”, u shpreh trajneri italian. Spalletti vlerësoi veçanërisht aftësinë e Woltemades për të luajtur...