Spalletti, pas humbjes 3-0 ndaj Lazios: Ajo që bëmë sonte ishte absolutisht e papranueshme

Spalletti, pas humbjes 3-0 ndaj Lazios: Ajo që bëmë sonte ishte absolutisht e papranueshme

19 Tetor 2026 7:25 Alfred Lleshi Pavarësisht pezullimit pas ndeshjes në Cagliari, Luciano Spalletti foli mbas humbjes së rëndë 3-0 të Juventusit ndaj Lazios: “Ishte një Juventus inferior, pa kontrollin e lojës dhe pa ide se ku ta orientonte ndeshjen. Është e vështirë të japësh shpjegime. Pas ndeshjes së të enjtes nuk kemi bërë stërvitje dhe vendosëm që lojtarët të rikuperoheshin. Provova të ndryshoja formacionin, me gjashtë lojtarë të rinj, por ishim të ngadaltë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Kur mbërrin vonë te topi dhe nuk luan me ritëm e zemër, nuk të ndihmojnë as taktikat, as skemat e lojës. Duhet ta analizojmë situatën. Na munguan ritmi, idetë dhe vrapimi. Ishim të brishtë edhe në reagimin ndaj dueleve të humbura. Nuk më pëlqyen shumë qëndrime. Duhet...