Shpendi vlen të paktën 6 milionë euro, dy klube të Serie A duan transferimin e tij në janar
Cristian Shpendi po kalon një sezon fantastik me Cesena dhe është kthyer në golashënuesin më të mirë të Serie B, me 12 gola. Tripleta e realizuar në fitoren 5-1 ndaj Ascoli ka shtuar interesimin për sulmuesin shqiptar. Falë kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Alessandro Diamanti është ngjitur në vendin e pestë, në zonën e “play off”-it, pas 5 ndeshjeve radhazi pa humbje, me 13 pikë të grumbulluara. Shpendi ka shënuar në 9 nga 13 ndeshjet e kampionatit. Në fund të merkatos së verës, ai ishte shumë pranë transferimit te Cremonese për rreth 4 milionë euro, por marrëveshja dështoi. Sot, 23-vjeçari ynë kuqezi vlerësohet të paktën 6 milionë euro dhe mund të largohet që në janar. Sipas “Tuttosport”, për Shpendin mund të rikthehen në garë...
Burimi:
telesport.al