Spalletti: Jemi në vështirësi, duhet të rezistojmë. Të qëndrojmë të bashkuar, dorë për dore
2 Nëntor 2026 7:28 Alfred Lleshi Luciano Spalletti mori frymë i lehtësuar pas fitores së Juventusit ndaj Napolit, që i rikthen bardhezinjtë në garën për Champions League. Trajneri vlerësoi skuadrën për reagimin dhe rikthimin e vetëbesimit: “Meritat sonte i takojnë ekipit. Të gjithë kishin dëshirën për të bërë hapin e parë dhe mentaliteti ishte i duhuri. Rikuperuan një pjesë të vetëbesimit që na kishte munguar”. Për mesazhin drejtuar lojtarëve, ai shtoi: “Duhet të qëndrojmë pranë tyre, sepse humbasin vetëbesimin dhe më pas asgjë nuk u shkon mirë”. Trajneri theksoi nevojën për unitet në këtë periudhë të vështirë: “Tani duhet të rezistojmë, të bëhemi një trup i vetëm. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe kompaktë. Falënderojmë tifozët që na qëndruan pranë. Është momenti të ecim dorë për...
Burimi:
telesport.al