Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Spalletti “hap barkun”, tregon konfliktet me De Laurentiis: Nuk telefonoi mbrëmjen që fituam titullin. Urimi? Një rresht e gjysmë…
👁6720
Luciano Spalletti, trajneri i kombëtares italiane, rrëfen për herë të parë karrierën e tij në një autobiografi të titulluar “Parajsa ekziston… Por sa shumë lodhje”. Ja disa pjesë të veçuara nga “Corriere della Sera”, që hedhin dritë mbi marrëdhënien e tij të tensionuar me Aurelio De Laurentiis: “E kam mbyllur me të kaluarën, por Napoli dhe napolitanët nuk do të jenë kurrë e kaluara ime. U largova sepse nuk kisha më dëshirë ta përballoja konfliktin e vazhdueshëm karakterial me një sipërmarrës të aftë, të cilit qyteti i detyrohet shumë, por me ego shumë, shumë të madhe, si Aurelio De Laurentiis....